loading

Silvana “kokë më kokë” me Albën, fermerët tregojnë se cila duhet të qëndrojë në Fermë

Alba apo Silvana, cila prej të dy fermereve duhet të qëndrojë ende në izolimin e Ferma VIP? Ishte kjo pyetja e moderatores Luana Vjollca që iu përgjigjën një pjesë e konkurrentëve. Disa u shprehën se duhet të vazhdojë rrugëtimin Alba e disa Silvana. Ndërkohë, dy opinionistët, Zhaku dhe Kastro Zizo treguan anët pozitive dhe negative se si i kanë parë fermeret në javën e parë. Pjesë nga biseda: Luana: Kë doni të qëndrojë në shtëpi mes Albës dhe Silvanës? Big Basta: Alba. Sado me ato shakatë e veta, ka sjellë një lëvizje shumë të madhe në shtëpi. Andueli: Duhet të vazhdojë Silvana, njerëzit jashtë duan të shohin mirësi dhe pozitivitet se sa negativitet që të na bëjë të dalim jashtë vetes. Albi: Duhet të qëndrojë Silvana. Nur: Alba, dua të qëndroj Alba. Zhaku: Alba ka dhënë gjithçka nga vetja. Prodhon gjithmonë diçka të re. Nuk shoh diçka negative, më duket një person pozitiv. Sa i përket Silvanës, mendoj se është një personalitet i veçantë. Unë e di shumë mirë që ka potencial. Ka qenë pak në gjumë, mbase ka pirë valium Kastro: Silvanën e kam parë të tërhequr. Mungesa e jetës jashtë i ka ndikuar. Aty luhet, është një lojë ndjenjash gjithë kohës. Alba nga ana tjetër është një personazh. Është një fermere në kuptimin e plotë të fjalës.

Ju Rekomandojmë