“Fjalët kanë fuqi edhe të vrasin”, Luana hap natën e tretë të live të Ferma VIP 2
Luana Vjollca ka nisur natëen e tretë live të Ferma VIP teksa e ka nisur me një monolog shumë të bukur që lidhet me fjalët. Luana tha se fjalët janë ato që kanë fuqinë të frymëzojnë të shprehin dashuri por edhe të vrasin. Më tej, moderatorja tha se fjalët e thëna me zemër janë ato që mbeten kështuqë le ta përdorim këtë fuqi për të thënë fjalë të mira. “Fjalë kanë fuqinë, të frymëzojnë, të shprehin dashuri, fjalët krijojnë mundësi, krijojnë mbështetje. Krijojnë ura komunikimi. Fjalët njësoj kanë fuqinë edhe të vrasin, të demoralizojnë, të shkatërrojnë. Ngrenë mure izolimi. Fjalët peshojnë rëndomtë. Fjalën kanë fuqi. Fjalët e thën me zemër janë ato që do të mbeten”, tha Luana.