Eliminimi “kokë më kokë” mes Albës dhe Silvanës, opinionistët japin mendimin e tyre për fermeret
Dy opinionistët Zhaku dhe Kastro kanë komentuar nominimin kokë më kokë mes Silvanës dhe Albës. Zhaku tha se Alba ndihet fajtore për përfshirjen e Silvanës në lojë. Ndërsa Kastro tha se këto ditë Silvanën e ka parë pak të tërhequr nga loja. “Alba është një personalitet interesant që prodhon gjithmonë diçka të re. E shoh që e ndjen veten fajtore në momentin që e përfshiu Silvanën në lojë. Për Silvanën mendoj se është një personalitet i veçantë, është zbulimi im, ka shumë potencial”, tha Zhaku. “Nuk kam pirë valium por kam dashur të njoh fermerët. Unë jam një lojtare e fortë”, replikoi Silvana. “Silvana ka qenë tërhequr këto ditë, aty është një lojë nervash. Unë e kam parë që ka qenë pak e nervozuar dhe nuk kam dashur ta shoh ashtu. Ajo është një grua e fortë. Ndërsa Alba, është një fermerë në kuptimin e plotë të fjalës. Ka një intuitë të fortë, dhe ka lëvizur të gjithë gurët e asaj ferme”, tha Kastro.