Silvana dhe Alba flasin për nominimin “kokë më kokë”, Andrea-fermeres: Çfarë e ke Kastro Zizon?
Silvana dhe Alba kanë diskutuar me njëra-tjetrën për nominimin “kokë më kokë”, ndërsa Alba i tha Silvanës se nuk do të dalë asnjëra nga ata. E irrituar nga komentet e opinionistit Kastro Zizo, Silvana tha se ai nuk ka të drejtë të ofendojë askënd. Më tej, Andrea e pyet Albën se çfarë lidhje ka me Kastron, ndërsa fermerja tha se e ka patur opinionist në një tjetër emision. Ajo tha më tej se me Kastron gëzojnë shumë respekt njëri me tjetrin. Pjesë nga diskutimi: Alba: Mendoj se asnjëra nga ne nuk do të dalë nesër Silvana: Mos me dalë a e di çfarë do t’iu bëj Alba: Nuk do dalësh Silvana: Këta mendojnë se unë kam emër dhe më voton publiku për atë që jam, kush je ti? Nuk të llogaris. Jashtë mbase nuk ke patur shancin të më takosh. Sa të eci ty karriera në Eurovision. Unë i thashë kam fituar 19-vjeç të njëjtin show. Ti s’mund t’i ofendosh as ata as mua. Mos më trego mua karrierën tënde. Andrea: Çfarë lidhje ke me Kastron? Alba: Kastron e kam patur opinionist në një emision tjetër dhe prap e kam opinionist. Andrea: E ke apo jo kushëri? Alba: Nuk e kam asgjë. Kastro më mek fare, i ikën truri sa herë flet me mua Andrea: Ti të nxjerr nga shinat, edhe në prime nuk e kuptove lojën Alba: Me Kastron kemi shumë rrespekt. Unë ja kuptoj tipin atij dhe e ngacmoj me qëllim.