loading

“Do ta ndaj për…”, Keisi tregon se çfarë do të bëjë nëse fiton çmimin e madh të Ferma VIP, Limi dhe Nur: Do ta marrësh pa merak

Keisi, Limi dhe Nur po qëndrojnë së bashku teksa kanë folur edhe për çmimin e madh. Keisi pyet Nur se çfarë do të bëjnë kur të dalin nga Ferma në qershor, ndërsa thonë se do shkojnë në plazh të nxihen. Limi tha se ai do nxihet më shumë se ato të dyja. Më tej, Keisi thotë se ka bërë plazh edhe në dimër, teksa shton se me lekët e çmimit të madh dua të shkoj në Rio dhe në Zanzibar. Ndërkohë, Limi dhe Nur i thonë me shaka “krejt kanë për të t’i dhënë”. Po e fitova çmimin e madh do ua shpërndaj të gjithëve, 16-të sa jemi. Teksa pranë tyre është afruar Erandi, Keisi i tha se po diskutonin për çmimin e madh, ndërsa ai u shpreh se s’më intereson.

Ju Rekomandojmë