“Do vishem me body dhe do ta pastroj”, Frederiku ngacmon Keisin: Do i mbuloj të gjitha kamerat me peshqirë
Fermerja Keisi ka qenë sëmurë ndërsa Frederiku i dha një shurup për fytin. Teksa po bisedonin me njëri-tjetrin, Frederiku u shpreh i shqetësuar teksa tha se te Njishi nuk rrihet vetëm. Menjëherë ka ndërhyrë Keisi e cila tha se do vijë ta pastrojë dhe do veshë një body blu. Ndërkohë, Frederi teksa po e ngacmonte tha se nëse vjen me bady ai do mbulojë të gjitha kamerat me peshqir. Pjesë nga biseda: Frederiku: Nuk rrihet vetëm Keisi: Do vij unë ta pastroj dhe do vesh atë badyn blu Frederiku: Po erdhe ashtu, unë do i mbuloj të gjitha kamerat me peshqirë. Ndërkohë, mes fermerëve Big Basta, Ester, Keisi dhe Frederik ka plasur e qeshura.