loading

Debati me Nur, Ester shpërthen në lot: Po nuk qava plas

Ester ka patur një debat me Nur, ndërsa pas debatit fermerja ka shpërthyer në të qara. E zhgënjyer nga Nur, Ester tha se në Fermë nuk mund të ketë shoqëri të vërtëtë. Ndërkohë Kejsi i thotë se nuk ka ardhur këtu për të gjetur shoqe të ngushta. Ylli dhe Big Basta, i thonë Esterit që nuk duhet të mërzitet e të qajë për një njeri që nuk e njeh fare. Pjesë nga biseda: Albi: Ester po qan ti? Ester: Jo Ylli: Nuk i vjen turp, nuk duhet me qa prej një njeriu që nuk e njeh. Kejsi: Mos e lësho veten para askujt Ester: Jam me nerva, dhe po nuk qava plas.