“Do marrësh urdhëra nga Limi?”/ Plas debati mes Nur dhe Ester: Ylli të ka bërë si dele
Ester dhe Nur kanë patur një debat të ashpër ditën e sotme në Fermë. Nur i tha Esterit se nuk është kujdesur fare për të dhe nuk i ka interesuar fare ta pyesë sesi është ajo. Ndërkohë Ester ngriti tonet ndaj Nur dhe tha që duhet të të vijë turp që bën kështu për një vend që nuk ta zura në tavolinë. Nur iu kthye teksa i tha se më vjen turp që të kam nejt afër si motra jote. Pjesë nga debati: Ester: Do marrësh urdhëra nga Limi? Nur: Unë Limin e kam larguar nga ty, e di vetë ai Nur: Kam ndenjur me ty një javë, ndërsa me njerëzit që kanë ndenjur me mua dy ditë kanë ardhur më kanë pyetur a je mirë, çohu ha bukë. Ester: Për sot e ke? Nur: Që në Prime Ylli të ka bërë për vete dhe ti shkon pas tij si pas deles, beee (imiton delen) Ester: A ishe dje me mua dhe me Yllin, pse se the që dje këtë gjë? Limi: Qimja po bëhet tra, jam dhe unë pjesë e kësaj Ferme. Na ke bërë dalje të gjithëve. Nur: Unë thashë që s’të ka interesu Ester: Ti po e thua këtë për mua? Nur: Më vjen keq që jam sjellë me ty si me motrën tënde Ester: Të të vijë turp që për një vend në tavolinë, flet kështu për mua.