loading

“Nuk është angari të merresh me kafshët”, Kastro Zizo kritikon fermerët dhe këshillon Again: Lëri pa bukë!

Kastro Zizo e ka nisur ashpër Prime-in e sotëm me fermerët, ku nuk ka kursyer kritikat e ashpra ndaj tyre. Kastro tha se fermerët sillen sikur nuk janë në fermë dhe duhet të kujdesen për kafshët, por sillen sikur kanë vetëm një moment të ditës që duhet të merren me to. Më tej, ai këshilloi edhe again teksa tha se ai duhet t’i lërë pa bukë fermerët nëse nuk kujdesen për kafshët. Në këto moment ka ndërhyrë Zhaku, e cila i ka dalë në mbrojte fermerëve ndërsa tha se ato nuk dinë të prekin një c*cë jo të kujdesën për kafshët. “E gjitha çfarë vura, re tre ditë mezi kishin dalë dy apo tre minut. Më duket sikur janë futur në Urban mega hight tech dhe kanë dhe një moment të vogël që këto duhet të merren me kafshët. Fermerë të dashur, qëllimi bazik i këtij formati është ndërlidhja natyrore që ju keni me kafshët. Dhe kjo nuk është një angari që ju të merreni me lopët me pulat, nëse unë do të isha agai, do tregohesha shumë i rreptë. Mos i çoni bukë, mos i çoni ushqim”, tha Kastro. Ndërhyn Luana: por kjo ka ndodhur gjatë ditëve. Kastro Zizo: Ka ndodhur por duhet të ishte më e hekurt se nuk mund të sillen si një gjë kaq madhore të kujdesesh për një lopë. Zhaku: Nuk mund ti kritikosh kaq shumë se ato nuk dinë të prekin një c*cë, i le pa bukë. Më duken të paaftë, nuk do mbijetonin kurrë në kushte të tilla.

Ju Rekomandojmë