loading

“Qënke një shpirtzezë ti”/Andrea bën batuta me Keisin pasi i sheh filxhanin

Një moment gazmor ka ndodhur gjatë qëndrimit në living ku fermerët janë duke shijuar kafenë. Me humor Keisi thërret Andrean për ti parë filaxhanin. Por ideja e Anduelit tregon se filxhan ka se kush do e shohë. Këtë ai e thotë për Frederikut. E me shaka Frederiku shprehet: “Po të shkosh ti në Los Angelos të thonë ai që sheh filxhanin mirë këndon edhe bukur”. Mes batutave Andrea i kundërpërgjigjet Frederikut se edhe ai sheh filxhanë, por nuk këndon bukur. Përveç kësaj ai i merr filxhanin Keisit dhe me humor i thotë: “Qenke një shpirtzezë ti zemra, që se paske shokun. Shikoje. Ja duçin me llumin…”.