“Jam këtu për amanetin e tij”, Ylli Dreshaj bën rrëfimin prekës: Ishte pika ime e dobët
Fermeri Ylli Dreshaj ka bërë mbrëmjen e sotme një rrëfim prekës teksa ka folur për humbjen e gjyshit të tij. Fermerja Keisi i tha Yllit që kishte parë një foto të vogël, pasi kishte rregulluar krevatin e tij. Ylli tha se ai ishte pika e tij e dobët, ndërsa është prekur. Ka qenë Esteri ajo që i ka dhuruar një përqafim ngushëllimi. Ndërsa ai ka rrëfyer të gjithë historinë prekëse. “Ai o kon pika jeme e dobët. Shumë e kom dasht. Jam këtu për amanetin që ma ka lon ai. Gjithmonë kishte qejf me më pa në një formtat të tillë. Kam qejf me të pa 24/7. Baben tem se kam thirr kurrë babë, se është njeri i ftohtë. Ndërsa gjyshi ka qen baba apo na ajeme. Atë ditë që kam blejt banesën, ka vdek. Prindërit e mij nuk i kanë ditë gjerat që ai ka dit për mu. Dje ka bo ni muj që o dek. Dikur i thojsha ishalla nuk vdes kurrë para meje. E kam përjetuar shumë keq”, tha Ylli.