“Humbësit duan të na marrin vëmendjen”, Big Mama akuza ndaj Frederikut: Po bën rolin e spiunit!
Big Mama, Limi dhe Roni janë ulur në ambientin e jashtëm të fermës dhe po diskutojnë me njëri-tjetrin për grupin humbës të sfidës. Big Mama tha se grupi humbës po bëjnë lojra pasi sipas saj duan të largojnë vëmendjen nga fituesit e sfidës. Ajo gjithashtu hodhi akuza ndaj Frederikut, ndërsa tha se ai po rri me grupin brenda fermës dhe po bën rolin e spiunit. Ndërsa Roni tha se ai po rri pasi po merr informacione për grupin e tyre. Ndërkohë Limi ironizoi grupin e Silvanës, duke thënë se amatorët po bëjnë filma. Gjatë bisedës, Big Mama tha se gjithmonë ka patur shoqëri me meshkujt dhe është e vetmja femër e cila i kupton më së miri ata. Limi i përgjigjet, ku mund ta gjejmë një si ty, se si ty nuk do të ketë.