Frederik Ndoci e tepron me pijen, Albi e shoqëron brenda fermës
Grupi fitues i Ronit po shijojnë party-n e organizuar nga Agai, ndërsa kërcejnë e këndojnë me njëri-tjetrin. Frederik Ndoci duket se ka qenë fermeri i cili e ka shijuar më shumë festën, pasi e ka tepruar pak me pijen. Është Albi, ai i cili shoqëron Frederikun brenda ambienteve të Fermës, pasi këngëtari nuk mund të shkonte vetëm. Madje në një moment shihet se ai është gati të rrëzohet në dysheme. Të habitur, banorët e dënuar të cilët po qendrojnë brenda fermës, shohin Frederikun dhe Albin ndërsa mundohen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Më pas, ‘fermerët humbës’ iu rikthyen bisedës së tyre. Pjesë nga biseda: Albi: Të iki unë tani? Frederiku: Ik, se flej vetë Më pas Frederiku del nga dhoma dhe iu bashkohet pjesës tjetër të fermerëve. Frederiku: Për ju kam ardhur, se më jeni dhimbsur ju. Teksa fermerët po diskutonin me njëri-tjetrin, Frederiku ndërhyn duke iu thënë pse harxhoni energji dhe më pas rri pranë tyre në heshtje.