loading

Humbën sfidën, grupi i Silvanës debatojnë me njëri-tjetrin, Andrea-Keisit: Mos u përdridh!

Grupi i Silvanës të cilët humbën sfidën, kanë shpërthyer në debat me njëri-tjetrin. Ishte Andrea dhe Ylli, ata të cilët nisën debatin në lidhje me ndërtimin e kolibes, duke gjetur gabimet të cilat i bënë ata humbës. Andrea tha se dërrasat e gjata të cilat i vendosën poshtë, duhet t’i kishin vendosur anash, ndërsa shtoi se nuk ishte faji i tij, pasi ai tentoi ta bëjë sa më të bukur. Ndërkohë, Keisi hodhi akuza ndaj Andreas teksa tha se “ti bëre si deshe vetë, nuk na dëgjove” dhe u largua nga dhoma. Në kthim përgjigje, Andrea i tha se faji ishte i të gjithëve dhe ajo s’kishte pse të përdridhej por të pranonte pjesën e fajit. Pjesë nga debati: Andrea: Nuk është faji im, unë desha të bëj një kolibe të bukur. Alba: Hë mo mos e prish zemrën. Gabime të gjithë kemi bërë. Andrea: Pse se thatë që të gjithë kemi faj, por thatë vetëm Andrea? Keisi: Unë thashë e kishim gabimin të gjithë ngaqë nuk u konsultuam me njëri-tjetrin. Dëgjoi fjalët kur t’i them unë. Për fajin e Albës humbën party-n, për fajin e Andreas humbëm sfidën, a janë këto fjalët e tua?, iu drejtua Andrea-Keisit. Keisi: A më the ti mua mos fol se je më mirë kur nuk flet, jashtë? E bëre ti, ne të thonim jo ti ngulje gozhdën. Unë thoja bëjë me vidë, ti thoje jo se është më mirë gozha, pastaj more vidën. Andrea: Fol mirë mos u përdridh. Ndërkohë, pas debatit mes Keisit dhe Andreas, Erandi ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë më me grupin në të cilën humbi sfidën.

Ju Rekomandojmë