loading

Grupi i Ronit fiton sfidën e kolibes, cili është shpërblimi dhe dënimi për fermerët

Një sfidë është zhvilluar në Ferma VIP, teksa fermerët ishin të ndarë në dy grupe dhe secili nga ata do të ndërtonin nga një kolibe për qenushët që ndodhen në fermë. Ishte grupi i Ronit ata që fituan sfidën dhe ndërtuan koliben më shpejt se grupi i Silvanës. Ndërkohë, në fermë ka mbërritur edhe një zarf i cili përmban shpërblimin për fituesit dhe dënimin për humbësit. Fituesit e sfidës kanë përfituar një party, ndërsa humbësit janë dënuar që të rrinë në shtëpi dhe të mos luajnë as në kitarë dhe as në piano. Erandi ka ndërhyrë në këtë moment, teksa tha me shaka se ky dënim ka qenë për Albën me siguri, ndërsa shtoi se “te pjesa jonë luajnë të gjithë kitarë dhe piano, agai e paska patur me mua”, faleminderit aga përfundoi fermeri. “Fermerë, sfidën e ndërtimit të kolibes e fituan skuadra e Ronit të cilët ndërtuan të parët. Ndërsa skuadra humbëse është ajo e Silvanës. Ju e dini që Agai e mban fjalën. Për skuadrën fituese Agai ka organizuar një party pranë barit të Fermës ku do të keni kundësi të argëtoheni me muzikë të mirë. Ndërsa skuadra humbëse është e detyruar të qëndrojë brenda në shtëpi, por nuk ju lejohet të pinë alkool, nuk ju lejohet të luani piano apo kitarë. Darka e humbësve do të jetë bukë, djathë dhe domate. Gjithashtu skuadra humbëse nesër shkon e para në punët e stallëve, ndërsa fituesit kanë skuadrën e pasdites. Këmbët e shpejta faqe bardhë”, thuhej në përmbajtjen e zarfit të Agait. Pas leximit të zarfit, fituesit e sfidës kanë shpërthyer në të qeshura dhe duartrokitje.

Ju Rekomandojmë