Të ndarë në 2 grupe, fermerët krijojnë kolibe për qenushët, Andrea dhe Ylli marrin përsipër përgjegjësitë
Të gjithë fermerët ditën e sotme janë angazhuar të krijojnë kolibe për katërputroshët që ndodhen në Ferma VIP. Të ndarë në dy grupe të ndryshme më në krye Ronin dhe Silvanën, fermerët kanë ndarë në detyra të gjitha punët për krijimin e kolibeve. Ndërkohë të dy grupet po luftojnë se cili nga ata do të krijojë koliben më të bukur. Andrea dhe Elinara kanë patur një debat në lidhje me vendosjen e dërrasave për krijimin e pjesës së shtresës së kolibes. Edhe Erandi i ka thënë Andreas që nuk duhet t’i kushtojë shumë rëndësi, pasi sipas tij nuk po bën parketin e shtëpisë. Të pavendosur sesi duhet ta krijojnë, fermerët e grupit të Silvanës ia kanë lënë në dorë përgjegjësinë Andreas dhe Yllit. Ndërkohë, Andueli po merret me vendosjen e vidave. Më tej, Erandi tha se duhet të jetë vetëm një përson që merret me këtë punë dhe kryeson listën. Ai i drejtohet Silvanës ku i thotë se duhet të na drejtosh dhe kush duhet të flasë.