loading

“Alba thyen rregullat”. Çfarë do ndodhi pas hapjes se zarfit?

Ferma Vip startoi mbrëmjen e djeshme nën drejtimin e moderatores Luana Vjollca. Nën prezantimin e fermerëve njëri prej tyre, si Ron Zaiti iu dha një zarf të cilin nuk duhet të ja tregonte askujt tjetër. Kjo ishte vetëm fillimi për të. Ai që mbrëmjen e djeshme e ruajti si sekret pa ia treguar asnjë fermeri tjetër. Mesa duket kjo gjë u “harrua” nga Roni dhe pasi e vendosi zarfin tek dollapi i tij vazhdojë të bëjë lojën e tij dhe te krijojë momentet e tij të paharrueshme në këtë reality show. Por vetëm pak orë më vonë Alba Pollozhani ia ka gjetur dhe është bërë kurioze se çfarë përmban brenda atij zarfi. Ajo vendos që ta marrë përsipër këtë sfidë nga Agai dhe zarfin e gjetur shkon dhe e lexon në tualet. Letra përmban nje shkrim  ku thuhet se per te qëndruar te lidhur me jetën e qytetit Agai ka vendosur që të ju bëjë një sfidë në arenë duke u veshur siç ju ka hije. Orari i nisjes është në orën 21, por me një kush që mos të harrojnë që janë në fermë dhe nesër kanë punët e fermës. Vetëm kaq i është dashur fermeres dhe ajo mendon se mund edhe te presi te marrë një dënim në menyrë qe kjo party mos të organizohet pasi nuk është se i mungon shume, pasi ky është vetëm fillimi në fermë. E në përfundim Alba vazhdon që të qendroje në dilemë se a ia vlen të ia tregojë apo jo fermerëve të tjerë. Dhe pse mendja e saj është për po në mënyrë që ti thojë atyre që do marrin një dënim për këtë thyerje rregulli. Kur Alba ia ka treguar Big Mamës kjo e fundit i ka sugjeruar se do marrë një dënim dhe nuk është diçka e mirë.

Ju Rekomandojmë