loading

Pritjes po i vjen fundi! Tik-Tak, Ferma Vip 2 prej 31 Marsit në Vizion Plus dhe Tring

Sfida, emocione, batuta, lojëra dhe histori të forta njerëzore nisin në 31 Mars në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus, nis Ferma Vip 2.   Një histori suksesi vitin e shkuar, por ajo që po vjen do të jetë shumë më e madhe, shumë më emocionuese e shumë më surprizuese, dhe çdo shqiptar do të ketë mundësitë ta ndjekë në mbrëmjet Prime, çdo të hënë e të premte prej orës 21:00 në Vizion Plus, dhe 24 në 24 në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2. Nën drejtimin e të mirënjohurës, Divës së ekranit shqiptar, Luana Vjollca, Ferma Vip 2 ,do të jetë një spektakël mbi çdo spektakël tjetër, një histori e vërtetë suksesi. Ndërkohë ata që do të garojnë janë emra vërtetë bombastikë, por për t’i zbuluar do të duhet të bëni edhe pak durim. Prej 31 Marsit të gjithë të gozhduar para ekranit, Ferma Vip 2 po vjen magjishëm.

Ju Rekomandojmë