“Ferma Vip 2” kthehet më 31 Mars! Kush do të jenë VIP-at në edicionin e dytë?
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë të “Ferma VIP,” ku u shfaqën shumë personalitete të njohura dhe u krijuan momente të paharrueshme, “Ferma VIP 2” do të startojë në datën 31 mars në ekranin e Vizion Plus. Ky program është kthyer në një fenomen televiziv, duke pasur një ndikim të madh te shikuesit dhe duke u bërë një nga emisionet më të ndjekura dhe më të komentuar në mediat sociale. Publiku është shumë kureshtar për të parë se cilët VIP-a do të marrin pjesë në këtë edicion, dhe si do të zhvillohen dinamika mes tyre. Një nga lajmet më të nxehta deri tani është publikimi i emrit të moderatores që do të drejtojë këtë edicion: Luana Vjollca. Publiku ka pritur me entuziazëm të madh këtë lajm, duke e parë Luana-n si figurën ideale për të udhëhequr këtë format dhe për të sjellë dinamizëm dhe sharm në ekran. Të ftuar në “7pa5”, me moderatorë Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ishin gazetarët Klegia Troksi dhe Kostandin Fishti të cilët ndanë disa detaje interesante. “Për Luana Vjollcën nuk e prisja. Më bëhet shumë qefi sepse duke marrë parasysh infulencën sjell një katapult edhe te publiku. Por mezi pres të di opinionistët. Sonila dhe Enkeli në sezonin e parë më kanë pëlqyer shumë. Armina po ashu ka qenë mjaft e mirë, por duke e njohur personalisht nuk e di sa do donte ta bëntë edhe një vit tjetër“, u shpreh Konstandini. Klegia u shpreh: I gjitha kasti i Ferma VIP 1 ka qenë një pasqyrim i mirë i të gjithë shoqërisë. Kemi patur edhe një element që ka spikatur dhe ka qenë më shumë një provë. Po flas për Dijonisin. Pjesa më e madhe e personave të njohur nuk vinë domosdoshmërisht nga arti dhe ekrani. Nuk kemi më diferencën çfarë janë VIP dhe çfarë perosnazhe publike. Kasti i Fermës i solli më së miri. Solli ikonat e një gjenerate më parë dhe ikonat e momentit. Çdo të hënë e të premte në orë 21:00, prej 31 Marsit gjitha sytë janë drejt Vizion Plus. Gjithashtu Fermën VIP mund ta ndiqni 24 në 24 në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2.